Taekwondo, 6 medalje në “Podgorica Open” nga ekipi shqiptar

02/05/2016 00:00

Ekipi “Qendra e Taekwondos” mori pjesë në “PODGORICA OPEN 2016”, në Malin e Zi, në një aktivitet ku morën pjesë skuadra nga Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Serbia dhe Shqipëria. Ekipi shqiptar, i drejtuar nga trajneri Endrit Hoxha, arriti të merrte 6 medalje (1 ari, 2 argjendi dhe 3 bronzi).

Leonard Kollçaku ishte sportisti që mori medaljen e artë në kategorinë “cadet”.

Trajneri Hoxha shprehet: “Synimet tona janë të larta, por jemi të ndërgjegjshëm që kemi shumë punë për të bërë. Përkushtimi i madh për shkollën, e bëjnë pak të vështirë edhe përkushtimin më të madh për sportin, por megjithatë ne nuk ndalemi derisa të arrijmë ëndrrat”.

Top Channel