Manchester United, 90 milionë euro për Aubameyang

02/05/2016 13:10

Manchester United hap sfidën me Realin e Madridit për Pierre Emerik Aubameyang.

Sipas asaj që publikon “Daily Mail”, klubi anglez nuk e merr aspak parasysh akordin e arritur mes klubit spanjoll dhe futbollistit dhe ka vendosur që të ofrojë 90 milionë euro për sulmuesin nga Gaboni, shifër kjo që është 15 milionë euro më e lartë se oferta e bërë më parë.

Manchester United, duke parë vështirësitë për të bindur futbollistin për transferimin në “Old Trafford” vendsoi që të nisë bisedimet me drejtuesit e Borussia Dortmund.

Drejtuesit e klubit verdhezi kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e Aubameyang dhe oferta e Manchester United i afrohet ndjeshëm kësaj shifre.

Top Channel