Një tenist i çmendur (Video)

02/05/2016 00:00

Tenisti Grigor Dimitrov nuk i mbajti dot nervat në finalen e turneut të Stambollit. Bullgari theu 3 raketa pasi humbi 3 goditje të thjeshta në faza të ndryshme të lojës, duke bërë që seti i fundit të mbyllej pa përfunduar dhe fitorja të shkonte për argjentinasin Schwartzman.

Pas dy seteve të para, ndeshja ishte në barazim 1-1. Në setin e fundit, pasi theu dy raketa, mori një pikë penalizim nga arbitri, gjë që e çoi rezultatin 5-0 për argjentinasin.

Kur shkoi drejt vendit të tij, çuditërisht Dimitrov mori një raketë tjetër dhe e theu, duke marrë me qëllim pezullimin nga ndeshja.

Top Channel