Mbi 500 tifozë të ndaluar pas derbit, ndodh në Gjermani

01/05/2016 00:00

Bundesliga gjermane njihet për tifozët e shumtë nëpër stadium, por trazirat mes tyre janë mjaft të rralla.

Megjithatë, derbi mes SV Darmstadt dhe Eintracht Frankfurt nuk shkoi si duhet, pasi tifozëritë e të dy ekipeve u përfshinë në trazira të shumta, që në fund u mbyllën me shoqërimin në polici të të paktën 530 tifozë.

Pavarësisht pranisë së madhe të policisë në këtë takim, ultrasit e dy ekipeve arritën të përplasen mes tyre pas ndeshjes. Edhe gjatë takimit situata në stadium ka qenë mjaft e tensionuar. Policia e Hessen me anë të një deklarate tha se tifozët shkaktuan trazira, duke hedhur fishekzjarre gjatë ndeshjes, fyerje, si dhe dëmtime të stadiumit. Të paktën 4 policë mbetën të plagosur edhe pse me plagë të lehta.

Në fund policia arrestoi 530 tifozë, por në deklaratën e saj tha se kjo ishte minimumi që mund të bënin, pasi numri duhet të kishte qenë më i madh.

Ndeshja mes dy ekipeve ishte me një interes të madh, duke para pozicionet që Darmstadt dhe Eintracht Frankfurt kanë në klasifikim. Eintracht arriti të fitojë 1-2, duke shtuar shpresat për qëndrim mes më të mirëve sezonin e ardhshëm në Gjermani.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel