Presidenti amerikan, Barack Obama dhe Zonja e Parë, Mishel, e kthyen Shtëpinë e Bardhë në atë që Presidenti e quajti “Blues House”, në nder të përvjetorit të 5-te të Ditës ndërkombëtare të Jazz-it.

Numri një i Uashingtonit tha se ishte dashuruar me këtë zhanër muzikor kur babai i tij, të cilin e ka njohur shumë pak, e kishte çuar në koncertin e parë të jazz-it në Honolulu të Hauait, ku performonte Dave Brubeck.

“Në atë kohë nuk e kuptova, por bota që çeli ai koncert për një djalë 10-vjeçar ishte spektakolare. U bëra totalisht i varur ndaj kësaj muzike”, u shpreh Obama.

Yje të industrisë muzikore të tillë si Aretha Franklin, Sting, Diana Krall dhe Herbie Hancock, ambasador i vullnetit të mirë, i cili hodhi idenë për krijimin e Ditës ndërkombëtare të Jazz, përformuan gjatë aktivitetit në Shtëpinë e Bardhë, bashkë me muzikantë të tjerë. Franklin përfitoi nga rasti për të falënderuar Obamën.

“Zoti President në prag të largimit nga Zyra Ovale dua t’ju shpreh vlerësimin tim dhe t’ju falënderoj për udhëheqjen tuaj gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Organizatorët thonë se eventi ndërkombëtar nxjerr në pah fuqinë e xhazit sa i përket lirisë dhe kreativitetit, promovon dialogun ndërkulturor përmes repektit dhe mirëkuptimit dhe bashkon njerëz nga anë e kënd botës.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Xhazit mbi 50 koncerte do të zhvillohen në Uashington.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel