Tifozët e Dortmund shfryejnë dufin ndaj Hummels

01/05/2016 00:00

Mats Hummels është vërshëllyer sa herë preku topin në paraqitjen e tij të parë me Dortmund që pas zyrtarizimit se do të kthehet te Bayern Munich.

Tifozët e Dortmund nuk i fshehën ndjenjat në sfidën e së shtunës ndaj Ëolfsburg, duke shpalosur edhe një baner ku shkruhej: Kapiteni po lë anijen. Sa më shpejtë, aq më mirë.

Po ashtu, disa tifozët të tjerë mbanin pankarta në duar me fytyrën e Hummels dhe mbi shkrimin: Pse?.

Megjithatë, Hummels, pas ndeshjes, deklaroi se banerët ishin shpalosur nga një grup prej 300 personash të cilët nuk e kishin dashur asnjëherë që nga transferimi i tij nga Bayern.

Top Channel