Pamjet në video tregojnë momentet e pabesueshme kur një ish-kampion olimpik në mundje arrin të prapsë 7 agjentë të mirëpërgatitur të policisë ukrainase që përpiqeshin ta arrestonin.

Vyacheslav Oliynyk, i cili dekada më parë fitoi zemrat e tifozëve kur mori një medalje të artë për Ukrainën në Lojërat Olimpike në Atlanta, i rezistoi përkohësisht gazit lotsjellësh dhe shkopinjve të gomës nga polcët në Kiev.

Festa e 50-vjetorit për ish-kampionin Oliynyk nuk u mbyll ashtu si duhet pasi ai u gjakos dhe u dëmtua në fytyrë ndërsa përpiqej të evitonte ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

Këto të fundit e ndaluan pasi ishte i dehur në drejtimin e një makine, por vuajtën më shumë se parashikimi për ta arrestuar, madje u desh që mundësi olimpik të dorëzohej.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel