“Çmarkohet” Januzaj

01/05/2016 00:00

Si për ironi të fatit që kur Adnan Januzaj vendosi zyrtarisht të përfaqësonte Belgjikën në arenën ndërkombëtare, karriera e tij si futbollist pësoi një rënie të theksuar duke humbur vendin si te Manchester UNited, ashtu dhe në përfaqësuese.

I këshilluar ndoshta keq dhe i ndikuar nga familja, futbollisti me origjinë nga Istogu duket se tani mund të kalojë te Kosova nëse kjo do të formalizohet në organizatat ndërkombëtare këtë muaj.

Për këtë gjë duket se është dorëzuar dhe trajneri i Belgjikës, ish-mesfushori i njohur Mark Vilmots i cili kishte ngulmuar më shumë se të gjithë për të patur talentin me fanelën e kuqe. Adnan Januzaj do të zgjedhë Kosovën dhe nëse kjo ndodh, Vilmots nuk do të ofrojë pengesa.

“Kam lexuar edhe unë për lajme të tilla nëse Januzaj nuk do të luajë më me ne, por nuk di asgjë më shumë. Dy vjet më parë e kam pyetur Adnanin se duhet të zgjidhte me zemër dhe ai vendosi për ne. Nëse ai mendon se do të jetë më mirë që të luajë diku tjetër, atëherë unë do të mbaj shënime”, tha trajneri për mediat belge.

Ora e fundit bëri gjithashtu një panoramë të qartë të asaj se çfarë e pret Kosovën më 3 maj në Kongresin e UEFA-s në Budapest, zhvillime që mund të ndikojnë te Januzaj. Ky i fundit para se të zgjidhte Belgjikën, kërkohej gjithashtu nga Shqipëria, Kosova, Turqia  dhe Anglia ku luan aktualisht.

Top Channel