I njihni këta dy motoristë?

01/05/2016 00:00

Lady Gaga dhe Bradley Cooper kanë zgjedhur të vishen si dy motoristë të vërtetë teksa kanë dalë për të darkuar në një restorant në Santa Monica.

Cooper dhe Gaga kanë preferuar të  mos zgjedhin si mjet transporti një makinë, por një motor, të cilët nuk njiheshin aspak para se të hiqnin helmetat e tyre.

Sipas thashethemeve të fundit, dyshja mund të ketë shfrytëzuar këtë mbrëmje për të biseduar për një projekt filmi së bashku.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel