Goli i mrekullueshëm që lindi nga bashkëpunimi Pirlo-Villa (Video)

01/05/2016 12:00

Një goditje këndi e ekzekutuar mjeshtërisht nga Andrea Pirlo, u shfrytëzua po aq mjeshtërisht nga David Villa, i cili shënoi me akrobaci për New York City.

Edhe pse nuk janë më të rinj, 36-vjeçari italian dhe 34-vjeçari spanjoll vazhdojnë të mahnisin tifozët me aksione të tilla.

New York City e fitoi 3-2 ndeshjen e kampionatit amerikan ndaj Vancouver Whitecaps.

Top Channel