Macja më fotozhenike në botë

01/05/2016 00:00

Që një mace të korrë sukses në rrjetet sociale, duhet që të ketë diçka të veçantë ose spektakolare në mënyrë që të bjerë në sy. Por Smoothie, një mace shumë e njohur në Instagram, ka fituar mijëra ndjekës thjesht duke qenë shumë fotozhenike.

Kafsha e adhurueshme ka mbi 135 000 ndjekës në rrjetin social, që ia pëlqejnë shumë sytë jeshile dhe gëzofin me ngjyrë të bardhë dhe kaf.

Pronari i saj, holandezi Arvid van Boekel, poston shpesh foto të maces.

Njëri prej ndjekësve të profilit shkruan: “Është një nga profilet më të mira që kam zbuluar së fundmi”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel