Çmimi i Madh i Rusisë, Niko Rosberg nis garën nga vendi i parë

30/04/2016 00:00

Niko Rosberg do ta nisë nga vendi i parë garën për çmimin e madh të Rusisë. Gjermani i Mercedes bëri kohën më të mirë në pistën e Soçit, duke regjistruar pol pozishënin e dytë radhazi këtë sezon.

Ferrari ende nuk po arrin të shkëlqejë në provat zyrtare. Sebastian Fetel arriti të renditet i dytë, por për shkak të penalitetit për ndërrimin e kambios do ta nisë garën e të dielës nga vendi i 7.

Raikonen nga ana tjetër nuk arriti të mposhtë Valteri Botasin duke u renditur pas tij në vendin e 3. Ndërkohë kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton nuk doli në sesionin e tretë të provave për shkak të një avarie që pati makina e tij.

Kjo bën që në Soçi, britaniku ta nisë garën nga vendi i 10. Cmimi i madh i Rusisë do të transmetohet të dielën direkt në orën 14:00 në Top Channel.

Top Channel