Canopy apo Halo, debate mes pilotëve të Formula 1

30/04/2016 00:00

Ferrari dhe Red Bull kanë ndezur debatet në ambientet e Formula 1 dhe tema kryesore është mbrojtësja e pilotëve në makina. Përpara disa javësh, në testet e Barcelonës, Kokëkuqja italiane prezantoi modelin Halo, ndërsa Red Bull gjatë provave të lira në Rusi zbuloi sistemin Canopy.

Këto dy sisteme shkaktuan edhe një ndarje mes pilotëve përsa u përket preferencave. Në Grupin që zgjedhin modelin e Red Bull përvec ricciardos dhe Kvyat janë edhe 2 pilotët e Meklaren, Fernandio Alonso e Jenson Button.

Piloti spanjoll deklaroi se në aspektin estetik modeli i mbriojtes së Red Bull është më i bukur, por duhet parë sesi do të funksionojë. Po kështu në favor të Canopy është shprehur edhe piloti i Force India Nico Hulkenberg.

Ndërsa në grupin që zgjedhin mbrojtësen Halo të Ferrarit përfshihen Massa, grosjean apo edhe vetë Hamilton me britanikun që e ngeli në klasë model;in e ofruar nga Red Bull.

Gjithsesi për këtë cështje, vendimi përfundimtar është në duart e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit

Top Channel