LA Lakers, Luke Walton është trajneri i ri

30/04/2016 00:00

Luke Walton do të jetë trajneri i ri i LA Lakers. Asistenti i Steve Kerr te Golden State Warriors, zëvendëson në këtë detyrë Byron Scott të shkarkuar apas 2 sezoneve katastrofike të skuadrës kaliforniane. Luke Walton 36 vjeç fitoi garën me italianin Etore Mesina për të marrë drejtimin e skuadrës së LA Lakers.

Luke Walton është një njohje e vjetër e kalifornianëve pasi si basketbollist ka luajtur për 9 sezone me Los Angeles Lakers. i shpallur kampion i NBA në 2015 me Golden State, 36 vjecari tregoi aftësi të mira edhe si trajner. këtë ai tregoi në momentin kur drejtoi Golden State në 43 ndeshjet e para në vend të kerr që kishte probleme në shpinë.

Përvec Lakers, emri i Walton u lakua edhe në ambientet e Houston, Nju Jork, por në fund zgjedhja e tij ishte pikërisht Los Angeles. Luke Walton ka firmosur me 16 here kampionet e NBA një kontratë shumëvjecare dhe do të jetë trajneri i 26 në historinë e Lakers.

‘Kam mësuar shumë nga Steve Kerr-deklaroi i entuziazmuar Luke Walton-do t’i kujtoj gjithnjë vitet që kam kaluar me Golden state. Do t’i jem përjetë mirënjohës atij, skuadrës e lojtarëve. Ëndrra ime ka qenë që të jem trajner i parë i një skuadre në NBA dhe tani kam mundësinë që të drejtoj Lakers, një shans ky që nuk vjen shpesh në jetë’.

Top Channel