Objektivat në merkato, Juventus ka ofertë për Mascheranon

30/04/2016 00:00

Juventus tashmë ka nisur lëvizjet e tij në merkato për  sezonin e ardhshëm. Së fundmi në ambientet bardhezi ka filluar të qarkullojë emri i Javier Mascheranos për të cilin kampionët e Italisë duket se kanë bërë edhe një ofertë.

Lajmi bëhet publik nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ sipas së cilës, argjentinasi që kishte marrë edhe oferta të tjera, mori në konsideratë vetëm atë të Juventusit duke e cilësuar atë shumë interesante.

Pikërisht për këtë arsye, Maskerano po mendon të mbyllë aventurën e tij në kampionatin spanjoll për të nisur një tjetër në Serinë A. Por për të arritur te mesfushori argjentinas, Juventus duhet të kalojë pengesën Barcelona me klubin katalanas që ka vendosur në kontratën e Maskeranos klauzolën e zgjidhjes së saj prej 100 milionë Eurosh. 

Por duke parë interesin e  shfaqur nga maskerano për ofertën e Juves, atëherë misioni i zonjës së vjetër për blerjen e kartonit të tij nuk është aspak i pamundur.

Top Channel