Historike për Crotonen, ngjitet në Serie A

30/03/2016 00:00

Mes ekipeve më të mira italiane vitin e ardhshëm do të jetë edhe Crotone, e cila siguroi mbrëmjen e së premtes edhe matematikisht ngjitjen në Serie A.

Një arritje historike për këtë klub, i cili ka gëzuar pa masë tifozët e shumtë që e kishin ndjekur edhe në transfertën e Modenës, në ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1. Por, kjo pikë i ka mjaftuar Crotones për të siguruar ngjitjen.

Vendasit e Modenës kaluan në avantazh në në minutën e 17 kur Luppi shënoi nga distanca e afërt, por në minutën e 43, Palladino kthye në gol një 11-metërsh, duke barazuar rezultatin në 1-1, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Crotone ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer këtë vit në Serie B, ku pas 39 ndeshjes ka arritur të grumbulloi 78 pikë. Ata mbajnë vendin e parë, ndërsa ndiqen nga Cagliari, i cili po ashtu ka mundësi të mëdha të ngjitet direkt në Serie A, pasi është i shkëputur 8 pikë nga vendi i tretë. Ekipi i tretë që do të ngjitet sezonin e ardhshëm në Serie A do të përcaktohet nga faza e “Play Off”-it, ku do të marrin pjesë edhe 6 ekipe, një prej të cilave është edhe Pescara e Memushajt.

Top Channel