“Çdo të thotë të jesh e lidhur?”

30/03/2016 00:00

Ajo është një femrat më të suksesshme dhe më të bukura në Hollywood, e cila ka qënë e lidhur me disa meshkuj të famshëm, por edhe pse një femër me shumë cilësi, Jennifer është “single” dhe ka shumë kohë si e tillë.

Teksa ka qënë e pranishme në premierën e filmit të saj të ri “A Beautiful Planet” në Nju Jork, aktorja është pyetur rreth jetës së saj personale, për të cilën është përgjigjur me një pyetje: “Çfarë do të thotë të jesh në një lidhje?”.

Jennifer tregon se është plotësisht “single”, duke shtuar më tej se ka shumë kohë që nuk ka shkuar me dikë në shtrat.

“Unë nuk kam ndjerë prekjen e një mashkulli prej….”, ka thënë aktorja duke e ndërprerë rrëfimin e saj nga të qeshurat.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel