Hummels del hapur: Dua të kthehem te Bayern

28/04/2016 00:00

Borussia Dortmund konfirmoi se Mats Hummels ka kërkuar që të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni dhe ti bashkohet rivalëve të Bayern Munich.

Përmes një deklarate, Dortmund gjithashtu njoftoi se lojtari nuk ka të përfshirë ndonjë klauzolë në kontratë dhe se Bayern ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin.

“Mats Hummels informoi skuadrën se dëshiron që të largohet dhe ti bashkohet Bayern Munich në sezonin 2016/2017. Duke ditur cilësinë e lojtarit, Dortmund ta lejojë të largohet për një shifër të pranueshme. Kujtojmë që deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë nga Bayern Munich, por lojtari nuk ka ndonjë klauzolë largimi”, thuhet në deklaratë.

27-vjeçari luan me Dortmund që nga janari i vitit 2008, duke veshur fanellën “verdhezi” 297 herë e duke shënuar 25 gola.

Ai u transferua nga Bayern, pasi luajti vetëm 2 ndeshje me skuadrën e parë, duke qenë pjesë e skuadrës B nga viti 2005 deri më 2008.

Top Channel