Olimpiada, Gega do mbajë flamurin shqiptar

28/04/2016 00:00

Luiza Gega do të jetë ajo që do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Rio de Janiero që do të zhvillohen nga 5-21 gusht.

Ky është një prej vendimeve të marra nga Komiteti Olimpik Kombëtar në mbledhjen e saj duke bërë të ditur se Luiza Gega është sportistja që ka shënuar rezultatet më të larta në sportin shqiptar.

Shqipëria në këtë edicion të Lojërave Olimpike do të ketë pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 4 sportistë, gjë që nuk ndodhte qe nga viti 2000 në Lojërat Olimpike të Sydney në Australi.

Top Channel