Finlandezët kundër euros, shtohen zërat për një referendum

28/04/2016 16:35

Finlandezët janë lodhur me euron dhe hipoteza e një referendumi për “Fixit”, siç e quajnë mediat ndërkombëtare, po merr formë gjithmonë e më shumë.

Pas një peticioni të firmosur nga 50.000 qytetarë, ideja e një vote popullore mbi qëndrimin apo jo në Eurozonë do të shtrohet për diskutim në Parlament.

Ishte një politikan i opozitës ai që i rihodhi benzinë zjarrit të debatit mbi monedhën e përbashkët e foli për të parën herë hapur për shkëputje.

Edhe pse për Finlandën e përballur me probleme financiare një skenar i tillë duket i largët, numri i firmave të mbledhura nënkupton se Parlamenti është ligjërisht i detyruar të diskutojë eferendumun e “Fixit”.

Peticioni u propozua nga 69-vjeçari Paavo Vayrynen, i cili ka mbajtur pozicionin e ministrit në disa qeveri të mëparshme.

Një sondazh i realizuar nga televizioni publik YLE në muajin dhjetor tregoi se 31% e të intervistuarve ishin në favor të daljes nga Eurozona, në një kohë kur katër vjet më pare idene e mbeshtesnin vetem 5% e finlandezeve.

Rritja e ndjeshme e euroskepticizmit në vend, ashtu siç ka ndodhur edhe në disa shtete të tjera të Europës, shpjegohet kryesisht me krizën ekonomike.

Finlanda ka vuajtur pasojat e anëtarësimit në Eurozonë, argumenton Vayrynen, që sjell si shembull Suedine fqinje, ekonomia e së cilës pas vitit 2008 është rritur me 8% apo më shumë, ndërsa ajo finlandeze, sipas tij, është rrudhur me 6%.

Top Channel