Zgjedhjet serbe, OSBE: Në Kosovë, proces i rregullt

28/04/2016 12:30

Zgjedhjet e parakohshme politike në Serbi, të zhvilluara të dielën edhe në zonat me shumicë serbe të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të rregullt dhe pa incidente.

Kështu vlerëson OSBE, që ka organizuar proceset e votimit duke ngritur 90 qendra në të gjithë Kosovën. Zëdhënësi Senad Saboviç ka deklaruar se, disa parregullësi sporadike u konstatuan gjatë votimit, por natyrisht pa kompromentuar procesin.

Në Kosovë, ku banojnë 106.094 serbë me të drejtë vote, u paraqitën në qendrat zgjedhore rreth 47 mijë e 500 prej tyre.

Sikurse në Serbi, edhe këtu partia më e votuar doli ajo e Progresit Serb, SNS, e kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që siguroi 67.09 për qind të votave.

Top Channel