Hapni krahun vajza, në Instagram hyn fuqishëm 51-vjeçarja

28/04/2016 00:00

Paulina Porizkov mund të jetë e re në Instagram, por na e ka tërhequr shpejt vëmendjen. Për foton e saj debutuese në këtë rrjet social, supermodelja 51-vjeçare ka zgjedhur një foto me bikini të kuq, që i nxjerr në pah këmbët kilometrike.

51-vjeçarja çeke aktualisht është në Barcelonë dhe për foton e saj të parë ka pozuar në tarracën e një hoteli me 5 yje ku po qëndron.

Edhe pse aktualisht ka vetëm rreth 350 ndjekës, me siguri që do të ndiqet nga qindra mijëra nëse vazhdon të postojë foto të tilla.

Paulina ka qenë modele e “Sports Illustrated” në vitet 1984 dhe 1985.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel