Obeziteti po kthehet në fenomen shqetësues në Kinë, sidomos mes të rinjve.

Studiuesit zbuluan se ne vitin 2014, 17% e djemve dhe 9% e vajzave nën moshën 19-vjeç ishin obezë, në një kohë kur në vitin 1985, numri i tyre nuk kalonte 1%.

Shpërthimi më i keq i mbipeshës tek fëmijët dhe adoleshentët në shtetin komunist i detyrohet ndryshimeve socio-ekonomike.

Po ashtu, edhe mënyra e të ushqyerit që ka çuar në rritjen e energjisë së marrë nga trupi dhe uljen e aktivitetit fizik.

Top Channel