Galaja vjetore me 100 personat me më shumë ndikim e revistës “Time”, mblodhi në të njëjtën sallë personalitete të fushave të ndryshme, nga reperë tek kandidatë për presidentë.

Në kategorinë e udhëheqësve, përfshiheshin emra të tillë si pretendentët republikanë në garën për Shtëpinë e Bardhe si Donald Trump dhe Ted Cruz e gjithashtu demorkatët Hilary Clinton dhe Bernie Sanders.

“Time” e konsideron listën e vet si një koleksion liderësh botërorë, mendjesh të ndritura dhe ikonash të tjera të momentit.

Mes ikonave që gjenden në listë janë Leonardo Di Caprio, Adele, Niki Minaj e cila ishte edhe mes performueseve të mbrëmjes, modelja Karli Kloss dhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton.
 
“Është një nder i madh për mua të jem këtu sot. Ka aq shumë njerëz me ndikim e frymëzues në botë, sa ndihem shumë krenar që jam sot mes tyre”, tha Hamilton.

Në kategorinë e artistëve përfshiheshin aktorja Melisa Mc Marthy, Charlize Theron e Priyanka Chopra.

Ndërkohë, lista e titaneve përbëhej nga Mark Zukerberg dhe gruaja e tij, Prishila Chan, Papa Francesku, Tim Cook etj.

Mes liderëve ndërkombtarë të vlerësuar si me shumë ndikim nga “Time” ishin kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti Xi Jinping.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel