Dua tregon si do të duket klipi i ri

27/04/2016 00:00

Dua Lipa ka arritur të mrekullojë botën me zërin dhe stilin e saj, ndaj edhe është konsideruar nga shumë media prestigjioze në Britani si një nga zërat e gjeneratës së re.

E në fakt, këngëtarja ka pasur sukses me të gjitha këngët që ka lançuar deri tani. Të njëjtin sukses pritet të ketë edhe projekti i saj i radhës, kënga që do të mbajë titullin  “Hotter Than Hell”.

Dua ka publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi që do të shoqërojë këtë projekt në rrjetet sociale.

Ajo ka njoftuar gjithashtu fansat e saj se kënga është që tani në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa për pjesën tjetër të fansave do të publikohet më 6 maj.

Top Channel