Parashikimet për “Eurosong”

27/04/2016 00:00

Ka mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e festivalit europian të këngës, “Eurosong”, ku do të na përfaqësojnë Eneda Tarifa me këngën “Fairystale”.

Këtë vit, Eurovizioni vjen me disa ndryshime, duke nisur që nga mënyra e votimit, por edhe detaje të tjera që do ta bëjnë konkurrimin edhe më interesant. Praktikisht, fituesi i këtij edicioni nuk do të zbulohet deri në fund të eventit, fakt që i ka bërë kompanitë e basteve të vendosin edhe “Eurovizionin” në listën e tyre.

Megjithatë, disa nga kompanitë e basteve kanë arritur të bëjnë një parashikim, mbi fituesin e këtij viti. Sipas tyre, mundësinë më të madhe për të fituar e ka Rusia, e cila ndiqet nga Franca, Australia dhe Suedia.

Në krye të “Top 10”, sipas parashikimeve gjendet Malta, Armenia, Ukraina, Letonia, Bullgaria dhe Serbia. Kroacia renditet e 16-ta, ndërkohë që Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi janë në fund të tabelës.

Top Channel