Alicia Keys, “finalistja e parë” e Championsit

27/04/2016 00:00

Finalja e Ligës së Kampionëve që do të luhet në Milano më 28 maj do të ketë një të ftuar speciale dhe bëhet fjalë për Alicia Keys e cila do të interpretojë në ceremoninë përpara fillimit të sfidës.

Është vetë UEFA që e ka konfirmuar këtë lajm për praninë e këngëtares së njohur amerikane në këtë finale që do të transmetohet në më shumë se 220 vende të botës për t’u ndjekur nga mbi 180 milionë shikues.

“Është diçka shumë emocionuese për mua që të interpretoj muzikën time në finalen e Ligës së Kampionëve, një ngjarje që ndiqet në çdo kënd të globit”, ishte deklarata e Keys.

“Jam shumë e nderuar që do të jem e ftuara speciale e një ngjarje kaq të dashur për të gjithë”, vijoi ajo.

Top Channel