Roma dhe Chelsea arrijnë marrëveshjen për mesfushorin Nainggolan

27/04/2016 12:30

Radja Nainggolan do të lërë Romën për t’u transferuar në Londër, te Chelsea. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Mirror”, sipas të cilit, skuadra kampione e Anglisë ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit italian për kalimin e futbollistit të përfaqësueses belge te Chelsea.

Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, Chelsea pranoi që të derdhë në arkat e verdhekuqve një shifër prej 36 milionë eurosh, ndërkohë që Nainggolan pritet të firmosë me londinezët një kontratë 5-vjeçare.

Shitja e Nainngolan tek Chelsea do t’i shërbejë Romës për të bërë përmirësime në bilancin financiar, që rezulton me humbje prej 40 milionë eurosh. Roma ka afat deri në 30 qershor për të bërë lëvizjet e duhura në këtë aspekt për të evituar ndonjë sanksion të mundshëm nga UEFA.

Duke qenë se ajo nuk ka as sponsor kryesor që t’i sigurojë të ardhura, atëherë është e detyruar të nxjerrë në merkato futbollistët më të rëndësishëm të saj.

Top Channel