Familja e famshme, në krizë financiare

27/04/2016 00:00

Familja e “Keeping Up with the Kardashians”, është duke u përballur me një krizë financiare, raporton “Radar Online”. Familja e famshme ka nevojë për një “mrekulli” që të shpëtojë nga kjo gjendje e keqe në të cilën ndodhet.

Burime të këtij uebsajti kanë deklaruar se Kim fajëson nënën e saj se nuk ka mundur të menaxhojë siç duhet paratë e saj edhe pse vetë ajo shpenzon shumë para për “shopping”.

Bashkëshorti i Kim, Kanye West, ka raportuar së fundmi se ndodhet në një borxh të madh pasi profesioni i tij si stilist rezultoi një dështim.

Tre motrat Kardashian, Kim, Khloe dhe Kourtney po përpallen gjithashtu me një padi prej 180 milionë dollarë pasi një investitor i ka akuzuar ato për mashtrim në lidhje me linjën e produkteve të bukurisë “Kardashian Beauty”, e cila falimentoi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel