Ju prezantojmë me gruan e ministrit të Turizmit të Brazilit

26/04/2016 00:00

Modelja Milena Santos, bashkëshortja e ministrit të ri të Turizmit të Brazilit, Alessandro Teixeira, publikoi në profilin e saj në Facebook fotot e “debutimit” të saj në zyrën e burrit. Për shumë persona, këto foto nuk ishin të përshtatshme dhe shpërthyen kritikat.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me një dekolte shumë të hapur, por që sipas saj ishte shumë normal për situatën.

Në një postim tjetër pas kritikave të marra, fituesja e Miss Bum Bum-it, shkroi: “Jam e indinjuar për mungesën e respektit të njerëzve. Nisen nga një moment i lumtur i një çifti që duhet dhe e shndërrojnë në një gjë negative. A thua se po bënim ndonjë krim”.

Top Channel