“Engjëjt mbrojtës” të personaliteteve botërore

26/04/2016 00:00

Ka shumë vende në botë ku personalitetet preferojnë truprojat femra, në vend të meshkujve që i gjen zakonisht nën armë.

Diku midis rimelit dhe revolverit, finesës së lëvizjeve femërore dhe manovrave agresive të kundërsulmit apo një vallëzimi dhe stërvitjes rraskapitëse për orë të tëra në terren, këto janë vajzat që merren me sigurinë e njerëzve më të rëndësishëm të globit.

Prej vitesh në Pekin ekziston një shkollë që përgatit truproja të cilat me stërvitjen që bëjnë, e rimendon idenë se vajzat janë seksi i dobët. Ato që e përfundojnë shkollën, fitojnë aftësitë për të mbrojtur një punëdhënës të pasur.

Mësojnë të grushtojnë, të bllokojnë një sulm me thikë, të çarmatosin një person të rrezikshëm dhe sidomos të ngasin veturën shpejt.

Ndryshe nga paraardhëset e saj, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka zgjedhur të ketë në ekipin e truprojës 13 vajza të reja. Të gjitha janë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj, ndërsa kjo saktësi profesionale nuk është e rastësishme, por fryt i stërvitjeve intensive për të qenë absolutisht më të mirat.

Tabloidet e famshme në mbarë botën, i kanë pagëzuar me emrin “Hillary’s Angels”, (Engjëjt e Hilarit). Revista e mirënjohur “Elle” ka botuar para pak kohësh një artikull të gjatë, ku sjell nga afër të gjitha detajet e jetës së tyre.

Një gjë është fakt,të diplomuarat për “security” mund të gjejnë një punë që paguhet mirë, e madje shpesh më mirë se meshkujt. Guxim, vendosmëri, forcë karakteri, intuitë, të gjitha bashkë janë elementet që e dallojnë një truproje të mirë femër nga një tjetër, e padyshim nga meshkujt.

Top Channel