NBA, Oklahoma kualifikohet dhe gjen San Antonio

26/04/2016 00:00

Oklahoma City do të jetë kundërshtarja e San Antonios në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA. Skuadra e  Thunder fitoi ndeshjen e pestë me Dallas Mavericks 118-104 për të mbyllur këtë seri përballjesh me teksanët në 4-1.

Russell Westbrook ishte në  një formë të shkëlqyer në këtë ndeshje teksa e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 36 pikë të shënuara, 12 topa në tabelë dhe 9 assiti. Për Dallas, Nowitzki shënoi 24 pikë, por kjo nuk u mjaftoi teksanëve të shpëtonin nga eliminimi

Barazohet gjithçka në sfidën mes Charlotte dhe Miamit. Skuadra e Hornets fitoi ndeshjen e katërt me Heat 89-85 dhe tashmë seria e ndeshjeve është në shifrat 2-2.

Për Charlotte, basketbollisti më i mirë në parket ishte Walker me 34 pikë, ndërkohë që Wade për Miamin ishte në hije pasi e mbylli sfidën me vetëm 12 pikë e 10 asiste.

Në 2-2 shkon edhe seria e ndeshjeve mes Los Angeles Clippers dhe Portland me këtë të fundit që fitoi në në parketin e tij me rezultatin 98-84.

Top Channel