Kinezët synojnë Anglinë dhe SHBA-në

26/04/2016 00:00

Evergrande Group dëshiron të investojë në Premier league dhe Major League Soccer për të krijuar një model të ngjashëm me City Football Group.

Mësohet se kjo kompani, që ka në pronësi klubin e Guangzhou Evergrande, për të berë realitet këtë investim në futbollin anglez dhe atë të SHBA do të ketë përkrah edhe Jack Ma, themeluesin dhe aksionerin kryesor të Alibabas, kompania më e madhe e blerjeve online.

Sipas burimeve të ndryshme që janë në dijeni të këtyre planeve, për momentin nuk bëhet publik emri i klubit anglez për të cilin mendohet se Evergrande ka shfaqur interes.

Përsa i përket klubit në Major League Soccer, flitet se Evergrande ka shfaqur interes për atë që po krijon David Beckam në Majemi, por nuk përjashtohet mundësia e formimit të një klubi të ri për të zgjeruar akoma më shumë kampionatin amerikan të futbollit.

Tregu i Amerikës së Veriut konsiderohet si një objektiv strategjik për qeverinë e si rrjedhojë edhe biznesin kinez. Muajt e fundit një sërë kompanish të rëndësishme të vendit nga Lindja e Largët kanë bërë blerje të rëndësishme në fushën e sportit dhe argëtimit në SHBA dhe Europë.

Top Channel