Një statujë kushtuar asaj që në Greqi quhet Vorio Epirit, në jug të Shqipërisë, është shkatërruar nga persona ende të paidentifikuar në qendër të Athinës.

Statuja ndodhet në rrugicën midis Politeknikumit të Athinës dhe Ministrisë së Kulturës, në rrugën Tosica. Statuaja “Vorio Epiri” tregon një grua të re me duart të lidhura me litarë e të shtrirë përtokë.

Ajo, sipas autorit Kosta Seferi, simbolizon atë që një pjesë e grekëve e quajnë “krahina e skllavëruar” në jug të Shqipërisë. Statuja është ndërtuar në vitin 1951 dhe iu dhurua Bashkisë së Athinës në 1953.

Autoritetet greke ende nuk kanë një të dyshuar lidhur me ngjarjen, por besohet se mbas dhunimit të bustit fshihen të rinj grekë që cilësohen si anarkistë dhe që qëndrojnë në zonën e Politeknikumit të Athinës.

Dy ditë më parë, ata u përballën me policinë, madje edhe pas përleshjes midis tyre, forcat e rendit ndodhen ende në zonë.

Top Channel