Avioni i Dan Bilzerian në fushatën elektorale të Clinton

26/04/2016 00:00

Hillary Clinton është duke përdorur në fushatën e saj elektorale një avion privat i cili është në pronësi të “Mbretit të Instagramit”, Dan Bilzerian, të paktën kështu shkruan “Daily Mail”.

Bilzerian njihet për festat e shfrenuara modele dhe aktore pornografike, shumë prej tyre edhe brenda avionit, me të cilat ka publikuar shpesh dhe foto në rrjete “Instagram”.

Mediat shkruajnë se kur miliarderi nuk e përdor avionin e tij e jep atë me qira dhe aktualisht ai është marrë nga drejtuesit e fushatës elektorale të kandidates demokrate për presidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni është përdorur për të transportuar gazetarët që ndjekin zonjën Clinton në fushatën e saj në të gjithë Amerikën. Nuk është e qartë nëse gazetarët janë në dijeni mbi pronësinë e avionit me të cilin ata lëvizin.

Bilzerian është bërë i famshëm për stilin e tij të jetesës shumë të shfrenuar si “playboy”. Ai jeton në një nga suitat luksoze të një hoteli në Las Vegas.

Jetën e tij ai e promovon në rrjetin social “Instagram”, ku ndan me miliona ndjekës gjithë eksperiencat. Në të gjitha fotot që ai publikon në “Instagram” shfaqet me armë i rrethuar nga shumë femra dhe duke luajtur poker.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel