Tottenham ndalet në shtëpi, Leicester me një dorë te titulli

25/04/2016 00:00

Tottenham ka bërë një gafë të pafalshme mbrëmjen e së hënës në fushën e tij, duke u ndalur në një barazim 1-1 nga West Bromwich Albion.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 33 me një autogol të Dawson dhe në vazhdim të ndeshjes ishin superior ndaj WBA.

Megjithatë, në pjesën e dytë dhe saktësisht në minutën e 73, ishte sërish Dawson që shënonte, por këtë herë jo më në portën e tij, por në atë të Tottenham.

Në “White Hart Lane” pllakosi heshtja, nëse një ditë më parë tifozët e Tottenham shpresonin në ndaljen e Leicester është ekipi i tyre që gabon në këtë fund kampionati në Premier League.

Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi, Leicester është 7 pikë para Tottenham dhe në takimet e fundit do t’i mjaftonte vetëm një fitore për të realizuar ëndrrën që tashmë po kthehet në realitet.

Top Channel