Masakra në Ohajo, lidhje me trafikun e drogës

25/04/2016 00:00

Dyshuan që ditën e parë dhe duket se hetuesit amerikanë kishin të drejtë. 8 viktimat e masakrës së Ohajos, anëtarë të së njëjtës familje, nuk u vranë nga ndonjë i çmendur, por u ekzekutuan gjakftohtësisht për shkak të pazareve të drogës.

Publikisht, policia amerikane nuk është shprehur nëse vrasjet u bënë për trafikun e drogës, por hetuesit thanë se në tre prej katër shtëpive ku u gjetën viktimat, ishin zbuluar operacione serioze rritje marijuane.

Zyrtarë të policisë thanë se ishte më se e qartë se marijuana që këto familje me rrisnin nuk ishin për përdorim personal, por për diçka shumë më serioze, pasi operacioni i organizuara nga ata ishin shumë i sofistikuar.

Masakra e Pinketonit trondit komunitetin e zonës, pasi zbulimit të tetë personave nga e njëjta familje të ekzekutuar me plumba në kokë. Viktimat ishin nga mosha 16 deri 44 vjeç dhe ata u vranë në gjumë të premten. Ndërsa vrasje të tilla masive nuk janë diçka e rrallë në SHBA, hetuesit menjëherë dyshuan për arsyet, pasi vrasësi apo vrasësit, kursyen fëmijët e vegjël.

Tre fëmijë, të moshave 3 vjeç, 6 muajsh dhe 4 ditësh, u gjetën gjallë në shtëpitë e viktimave. Madje, foshnja 4-ditëshe u gjet në shtrat me nënën e saj të ekzekutuar. Hetuesit tashmë janë të bindur se në objektiv është familja Roden dhe thanë se edhe anëtarë të tjerë të saj mund ët jenë në rrezik.

Zbulimi i operacionit të marijuanës në shtëpitë e viktimave, tashmë i jep një tjetër këndvështrim situatës ndërsa lufta e hapur për drogën në stil meksikan duket se ka zbritur në Amerikën rurale.

Top Channel