Skënderbeu mposht Tiranën dhe rimerr kreun

25/04/2016 00:00

Partizani mbajti vetëm 3 orë kryesimin e Superiores, pasi Skënderbeu rivendosi distancën me fitoren e vështirë 0-1 kundër Tiranës.

Ndalesa e korçarëve në rrjeta të paprekura zgjati për 83 minuta, por në fund prevaloi një aksion pa shumë pretendime i skuadrës mike.

Orelesi, Latifi dhe më pas një finalizim i përbashkët i Salihit dhe mbrojtësit vendas Hoxhallari. Kështu Skënderbeu rimori kryesimin me një gjysmë autogol të kryeqytetasve, që i mohon në mënyrë direkte kreun “demave të kuq”.

Reshjet e shiut shtyn sfidën në “Selam Stërmasi” për më shumë se 30 minuta dhe vazhduan thuajse të gjithë takimin duke kushtëzuar ndjeshëm lojën.

Pavarësisht rasteve të shumta, as bardheblutë, as formacioni mik nuk arritën të shënojnë deri 8 minuta nga fundi, kur korçarët shënuan të vetmin gol që prishi barazimin në tapetin që i ngjante një pishine.

Top Channel