PSG lëviz për Hazard, ofrojnë 90 milionë euro

25/04/2016 00:00

PSG bën lëvizjen e parë në tentativë për të blerë Eden Hazard nga Chelsea. Sipas tabloidit britanik “The Sun” klubi francez është gati të ofrojë 90 milionë euro për të siguruar shërbimin e futbollistit belg në merkaton e kësaj vere.

Eden Hazard ishte edhe në shënjestrën e Realit të Madridit që e kërkonte belgun për të zëvendësuar Ronaldon, por gjërat kanë ndryshuar së fundmi pasi portugezi nuk e mendon largimin nga Spanja duke bërë që Hazard të mos jetë më një opsion për Los Blancos.

Drejtuesit e Chelseat shpesh kanë deklaruar publikisht se nuk kanë ndërmend të shesin Hazard, qëndrim ky që do të testohet seriozisht nga kjo ofertë e kampionëve të Francës

Por, Hazard nuk është i vetmi që mund të largohet nga klubi londinez. Oscar e Nemanja Matic janë dy emrat e tjerë që janë në listën e futbollistëve që dalin në merkaton e transferimeve të këtij viti.

Top Channel