Corax është simbol i portretizimit të Serbisë. Politikanët serbë shfaqen në format më absurde, shumica me një lugë të ndryshkur, që simbolizon të shkuarën shoviniste.

Që nga kryeministri i vendit, Aleksandar Vuçiç, presidentët, politikanët e luftës, të gjithë së bashku i përjetëson me brushën e tij ironike. 84-vjeçari nuk e sheh ende daljen në pension si të mundur. I vizaton të gjithë ata, që bëjnë fushatë e që marrin pjesë në jetën publike.

“Unë i bie të jem një përfitues antilufte. Gjithçka që ndodh është mirë për mua, pasi është një paradoks: sa më keq të jetë, për mua është më mirë. Unë kam më shumë materiale, sa më shumë marrëzi të ketë, e marrëzitë nuk kanë kurrë fund”, thotë Predrag Koraksiç Corax, karikaturist.

Karikaturisti ka humbur babain e tij në Luftën e Dytë Botërore, i cili është vrarë nga çetnikët serbë.

“Asnjë nga ta nuk është distancuar krejtësisht nga e kaluara. Ata mundohen që ne të mos shkruajmë për këtë, por unë e di se kush janë ata dhe nga çfarë pelenash kanë dalë”, shprehet më tej Predrag Koraksiç Corax.

Në një skenë ku vlerësohet satira dhe ironia politike, Corax e sheh të vështirë ndryshimin. Por, deri atëherë, për të gjithë ka nga një lugë të ndryshkur, ndërsa të gjitha ata që mendojnë ta kërcënojnë i porosit më mirë jo, pasi penda e tij ka ngjyrë për të gjithë.

Top Channel