Puro dhe shampanjë, ja festa e Juves

25/04/2016 00:00

Menjëherë pas golit të Nainggolan, festa ka shpërthyer në qendrën Vinovo, aty ku lojtarët dhe stafi teknik i “zonjës” kishin njërin sy në “Olimpico” ku po luhej sfida mes Romës e Napolit.

Qindra tifozë janë mbledhur menjëherë pranë Vinovos, duke kënduar e festuar, ndërsa brenda ambienteve, në fotot e publikuara, shihen lojtarët e Juves të cilët festojnë me shampanjë në dorë dhe bluzat me numrin 34 në shpinë.

Ndërkohë, kjo periudhë, tashmë prej 5 vitesh, dominohet edhe nga debatet për trofetë e fituar të Juves. Zyrtarisht Juve fitoi kampionatin e 32, por për tifozët trofetë janë dhe mbeten 34.

Menjëherë pas humbjes së Napolit, Juve ka postuar në rrjete sociale edhe një foto me numrin “34” dhe me mbishkrimin “We make history” (Ne bëmë historinë), duke fituar titullin e pestë radhazi.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel