Turp i madh! Elefanti bën xhiro pa reçipeta

25/04/2016 00:00

Një elefant femër është fotografuar “topless” nga një fotografe afrikano-jugore. Pamjet janë marrë gjatë kohës që ky elefant po shëtiste me të voglin e saj në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut.

51-vjeçarja Renata Ewald tha se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të tillë.

“Kam kaluar shumë kohë në Kruger duke i bërë foto kafshëve, por asnjëherë nuk më kishte ndodhur të shikoja diçka si kjo. Nuk kam parë kurrë një elefant me gjoks kaq të madh. Ishte e pabesueshme ngjashmëria që kishte gjoksi i këtij elefanti me atë të njeriut”, shprehet Renata.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel