“Prince nuk fjeti 1 javë para se të vdiste”

25/04/2016 00:00

Autoritetet amerikane përjashtuan mundësinë që Prince të jetë vetëvrarë, por nga ana tjetër vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.

Ai që hedh disi dritë mbi këtë fakt është kunati i këngëtarit. Mediat amerikane shkruajnë se Maurice Philips, bashkëshorti i motrës së Prince, Tykas, u tha disa të pranishmëve se 57-vjeçari nuk kishte vënë gjumë në sy prej gjashtë ditësh para se të ndërronte jetë.

“Punoi 154 orë me radhë. Ishte një njeri i mirë dhe shumë punëtor. Ishte kunat i mirë”, citohet ai.

Ndërkohë, autopsia nisi të premten, por sipas zyrës mjeko-ligjore do të duhen ditë ose javë para se zbulimet të publikohen.

Legjenda e muzikës u gjet pa ndjenja në një ashensor të pronës së tij në Paisley dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë nuk munden ta kthenin atë në jetë.

Një valë homazhesh u zhvilluan në të gjithë botën për këngëtarin enigmatik i cila ka shitur më shumë se 100 milionë disqe. Adhurues të tij u mblodhën në çdo vend të Amerikës për të kërcyer e kënduar këngët e tij.

Top Channel