“Miss Bum Bum” vetëm Messi mund ta bllokojë

25/04/2016 00:00

Pjesëmarrja dhe më pas triumfi në spektaklin brazilian të të pasmeve më të mira, i njohur si “Miss Bum Bum”, e bëri të njohur, por famën më të madhe e mori me një tjetër veprim.

Suzy Cortez, 25 vjeç u shpall “Miss Bum Bum” një vit më parë. Pak pasi ngriti këtë trofe, 25-vjeçarja braziliane tha se ishte tifoze e Barcelonës dhe veçanërisht e Leo Messit, ndaj ‘provokoi’ në internet me fanelën e argjentinasit.

Ajo postoi fotot e saj të nxehta në rrjetet sociale, mes të cilave edhe Instagram, ku ndër të tjerë kishte bërë “follow” edhe idhullin e saj.

Messi e ka pranuar fillimisht, por duket se asi argjentinas nuk i ka pritur me të njëjtin entuziazëm fotot e 25-vjeçares dhe e ka bllokuar atë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel