Juventusi nuk ndalet as nga Fiorentina

24/04/2016 00:00

Morata i dha fitoren 2-1 Juventusin përballë Fiorentinës, triumf ky që e çon përkohësisht në 12 pikë diferencën mes kryesuesve dhe Napolit të vendit të dytë.

Mandzukic shënoi në fillim për Juven, ndërkohë që në minutën e 81 Kalinic barazoi pas një gabimi të Bonucit.

U mendua se kjo sfidë do të përfundonte në barazim, por fundi i sfidës ishte mjaft dramatik.

Spanjolli Morata i gjendur në vendin e duhur shënoi golin e dytë për Juventusin, në minutën e 83. Vendasit patën një mundësi të shkëlqyer në minutën e fundit të kohës së rregullt për të ndalur bardhezinjtë, por autori i golit të parë, Kalinic, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Përfundimisht ndeshja u mbyll 1-2 dhe Juventusi duket më pranë se kurrë fitimit të titullit të radhës.

Top Channel