Pritshmëritë e shqiptarëve, Presheva shpreson një qasje të re të Beogradit

24/04/2016 00:00

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për qeveritë e tyre lokale dhe për deputet në kuvendin e Serbisë.

Disa prej liderëve shqiptarë gjatë votimit thanë se zgjedhjet janë të rëndësishme në mënyrë që shqiptarët të tregojnë një pjekuri dhe të votojnë qetë.

“Të shfrytëzojmë të drejtën e votës; të tregojmë që ka shqiptarë në Preshevë; të tregojmë që ka votues në Preshevë; të tregojmë se ka demokraci; të tregojmë se këtu ekziston një vlerë shumë e lartë e demokracisë pro europiane”, shprehet Ragmi Mustafa, Kryetar i Preshevës.

“I lutem qytetarëve të Preshevës të qëndrojnë larg gjuhës së urrejtjes, larg ofendimeve dhe të jenë më të matur; të tregojnë një pjekuri politike dhe një qytetërim ashtu si na ka hije, si dhe në të gjitha zgjedhjet e tjera”, tha Ardita Sinani, partia për Veprim Demokratik.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në numër zyrtarisht janë rreth 100 mijë, por nga ta një pjesë e madhe jetojnë jashtë dhe mundësitë për një përfaqësim politik janë më të vogla edhe për shkak të përçarjes së tyre të vazhdueshme dhe e të pakthim.

Top Channel