Leicester me hap kampioni, triumfon 4-0 ndaj Swansea

24/04/2016 00:00

Edhe pse pa sulmuesin e tyre kryesor, Leicester ka marrë një fitore të pastër, 4-0, ndaj Swansea duke marshuar drejt titullit historik në Premier League.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga italiani Ranieri, ka nxjerrë zyrtarisht nga gara për titull Arsenalin dhe Manchester City, dy ekipi që tashmë edhe matematikisht e kanë të pamundur të arrijnë “dhelprat”.

Në ndeshjen e së dielës, kishte vetëm një ekip në fushën e lojës, Leicester, lojtarët e të cilit përveç lojës së bukur arritën të shënojnë edhe 4 gola në portën e miqve të Swanseas. Autorë të golave ishin Mahrez, Albrighton dhe sulmuesi Ulloa, që shënoi dy herë.

Leicester ka edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund të Premier League, por edhe nëse do të fitonte në dy prej tyre, pavarësisht rezultateve të Tottenham, ata do të ishin kampionët e rinj të Anglisë.

Top Channel