49 mijë banorë jetonin në qytetin e Ukrainës, Pripyat, por 30 vite më pas ai është një qytet fantazmë.

Ndërtesa të shkatërruara, maska gazi në shtëpi të braktisura, është pamja e tmerrshme që ka mbetur nga qyteti sovjetit i Pripyat, i cili u shkatërrua nga katastrofa e Çernobilit.

Gjithçka ndryshoi përgjithmonë më 26 prill të vitit 1986 pas shpërthimit të centralit bërthamor. Katastrofa më e rëndë bërthamore në botë, e cila e ka lënë qytetin ukrainas të shkretë dhe të frikshëm, një hije e vetvetes.

Të paktën 31 persona u vranë nga shpërthimi, por edhe në ditët e sotme shumë njerëz janë duke vuajtur nga kanceri i shkaktuar nga ekspozimi i rrezatimit, që do të thotë se numri i viktimave është i panjohur.

Pripyati është themeluar më 4 shkurt 1970, si qyteti i nëntë nuklear në BRSS. Qytet u shpall më 1979. Sot është qytet i braktisur dhe i rrezikshëm për t’u vizituar.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel