Duka premton stadium të ri edhe në Peshkopi

24/04/2016 00:00

Rikthimi i Korabit në Kategorinë e Parë dhe mundësia për t’u ngjitur në Superligë, e kanë shtyrë presidentin e federatës së futbollit Armand Duka të premtojë para tifozëve dibran ndërtimin e një imjanti me standartë evropiane edhe në Peshkopi.

“Ne në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kemi plane konkrete për të rinovuar këtë impiant të qytetit të Peshkopisë dhe për ta bërë atë një impiant me kushte sa më moderne dhe që t’i përshtatet mendjes dibrane dhe ‘fari-play’-t dibran”, deklaroi Duka.

Së bashku me presidentin Duka, i ftuar special në këtë qytet ka qenë dhe trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi i cili ka ndjekur sfidën mes Korabit dhe Erzenit e cila përfundoi 3-1 në favor të vendasve.

Top Channel