Al-Khelaifi: Blanc qëndron tek PSG

24/04/2016 00:00

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, deklaroi se Laurent Blanc do të jetë trajneri i skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

Javën e kaluar, sheiku ishte i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions, kur vuri në pikëpyetje nëse rreshtimi i skuadrës ndaj Cityt ishte i duhuri.

Gjithsesi, pas triumfit në finalen e Kupën e Ligës përballë Lille 2-1, Al-Khelaifi tha se Blanc do të vazhdojë të jetë në stolin e skuadrës kryeqytetase.

“Në shkurt kemi rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera, prandaj ai do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Kur ne humbim, është përgjegjësi e gjithë skuadrës, jo e individëve. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë trofe pas eliminimit në Champions. Këto dy javët e fundit kanë qenë shumë të vështira, ky trofe do të na lejojë të marrim frymë”, deklaroi sheiku.

Ditë më parë, “Sky Sport”, raportoi se 6 herë kampionët e Francës ishin në bisedime me trajnerin Jose Mourinho, pasi drejtuesit kishin humbur besimin se Blanc është trajneri i duhur që mund të sjellë trofeun e Champions-it në Paris.

Top Channel